Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e Kodin Zgjedhor dhe ligjit të “Sigurimit të Shtetit”: Kandidatët të verifikohen 70 ditë para zgjedhjeve

Pas publikimit të dosjes së ish-presidentit ilir Meta, Autoriteti i Dosjeve ka kërkuar ndryshimin e ligjit për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit duke propozuar riverifikimin.

Një zbulim i tillë erdhi vetëm dy ditë pasi Meta ka nisur fushatën Antikorrupsion për shpëtimin e vendit dhe ndryshimit e emrit të emrit të partisë.

Meta është pajisur me certifikatë te pastërtisë së figurës nga Autoriteti , e konfirmuar vendimin e nr. 17, datë 28.04.2017.

Autoriteti bën me dije se nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës të shtetasit Ilir Metaj, gjë te cilën nuk e lejon neni 29. pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin.

Në kushte të tilla Autoriteti kërkon dhe ndryshimet e këtij ligji me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten me personat që ushtrojnë detyra shtetërore.

Autoriteti kërkon që në këtë aspekt të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë nga ana e Kuvendit.

"Me qellim që situata të tilla të mos përsëriten me dhe në përndjekje të qëllimit për të mundësuar që personat që ushtrojnë detyra shtetërore aq më shume ato subjekte që ushtrojnë detyra të larta shtetërore të mund të vlerësohen nga Autoriteti, ju sjellim në vëmendje me qellim miratimin nga ana juaj e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë si dhe ndryshime në ligjin nr. 45/2015 të ndryshuar." 

Kështu, Autoriteti kërkon që kandidatët për deputetët duhet të plotësojnë kushtet e parashikuar në nenet 45 dhe 49 të kushtetutës që të regjistrohen në KQZ.

Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e Kodin Zgjedhor dhe ligjit të

Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e Kodin Zgjedhor dhe ligjit të

Po ashtu, kërkohet që 70 ditë para datës së zgjedhjeve për kandidatët për deputet ose bashki të paraqitet kërkesë dhe formular i plotësuar i aplikimit pranë Autoritetet të Dosjeve për mundësinë e dokumenteve që provojnë ose pastërtinë e tij.

Në këtë pikë Autoriteti kryen verifikimet e nevojshme dhe nëse kandidati ka bërë vetëdeklarim të rremë në formular, atëherë çështja i dërgohet KQZ-së e cila e përcjell edhe tek organet kompetente për hetim e gjykim.

Ndërkohë, Autoriteti bën me dije se ka tagër për të ndaluar ose jo kandidimin e dikujt, pasi është tejkalim kompetencash.

Autoriteti i kërkon Kuvendit të ndryshojë edhe ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”

Të gjitha këto ndryshime janë ngritur si shqetësim nga Autoriteti i dosjeve për të shmangur kontestimet dhe mungesën e kërkimit të duhur në Arkivë lidhur me figura të caktuara, që janë certifikuar më parë si të pastër.