Aksident në Rrugën e Kombit, autoboti plot me gaz përmbyset në anë të rrugës

Një autobot me gaz është aksidentuar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin ku ndahet rruga me Peshkopinë ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë.

Zjarrfikësit në vendngjarje po e mbajnë kontroll depozitën duke e ftohur me ujë.

Po merren masat për të kaluar sasinë prej 20000 litrash në një autobot tjetër dhe në këtë periudhë do të ndryshoje kalimi i automjeteve nga rruga vjetër.

Aksident në Rrugën e Kombit, autoboti plot me gaz përmbysetAksident në Rrugën e Kombit, autoboti plot me gaz përmbysetAksident në Rrugën e Kombit, autoboti plot me gaz përmbysetAksident në Rrugën e Kombit, autoboti plot me gaz përmbyset