Dosja e sigurimit, Meta: Vepër e Ramës dhe Lulushit. U është qepur Monika pas. Lindita Nikolla 'pulë pa personalitet"

Ilir Meta akuzon Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se fshihen pas publikimit të dosjes së sigurimit të Shtetit të bërë publik nga Autoriteti i Dosjeve.

Gjithashtu duke e akuzuar Lindita Nikollën se po vepron për interesat e Ramës e quajti pulë pa personalitet.

U është qepur Monika dhe nuk u ndahet më, se e futën në pritë ata që të dy. Se edhe këtë çështjen të dy e kanë bashkë. Këtë Autoritetin me këto emrat e rinj e kanë të dy bashkë. Është autoriteti I 17majit ky dhe kujtojnë se me përralla të tilla po shfokusojnë Ilir Rexhep Metën nga revolucioni antikorrupsion. Nuk kam parë njerëz më të mjerë dhe pula pa personalitet.

Nuk kam pasur asnjë komunikim me autoritetin e Kuvendit. Derisa del ajo “pula e kuvendit” aty, se ashtu është gjë pa dinjitet, përdoret në atë mënyrë, se unë e kam respektuar pavarësisht se ajo nuk është sjellë mirë, dhe u thotë shqiptarëve ne do të zbulojmë I.M. Turp i madh! Faqja e Zezë. Kanë personalitet këta apo jo, po të kishte shqetësim të bente telefon. Por cfarë do të presësh me mesatare 5… E mbanimend si e këputën dhe studentët. E këputën dhe të gjatin, por ky kishte lulushin, se gjysmën e qeverisë me gjithë këtë pulën e hoqen ata. Tani ka ndryshuar gjërat. Parlamenti I ri do të merret me gjëra të mëdha.