Begaj takohet me Yuri Kim: Partneriteti ynë i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ai shkruan në Twitter se Takimi i parë si President me Ambasadoren Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.

Yuri Kim: Partneriteti i SHBA-ve dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me Ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.