Gjyqi i vrasësit të 63-vjeçares në Kozare shtyhet në shtator, Marra njoftoi nga burgu se është sëmurë, irritohen familjarët e viktimës

Vrasësi i 63-vjeçares Fatime Suli në fshatin Kozare,nuk është paraqitur sot në Gjykatēn e Beratit,kur edhe ishte caktuar se do të zhvillohej seanca praprake ndaj tij.

Nē momentet e fundit Marra ka bërë si i sëmurë në burg, duke pretenduar se kishte dhimbje por ende nuk ka një vlerësim mjekësor që ta konfirmojë këtë.

Familjarët e viktimës 63-vjeçe janë irrituar mjaft pasi ata do të kērkonin sot në këtë seancē paraprake rikthimin e dosjes në Prokurorinë e Beratit për hetime të mëtejshme.

Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar më herët se familjarët e të ndjerës janë të pakënaqur me hetimet pasi pretendojnë se bashkēpunëtor në vrasje me Fetah Marrën ka qenë edhe komshiu i tyre Izet Marra, për të cilin viktima u kishte thënë se e ngacmonte seksualisht prej muajsh.

I pranishëm nē seancën paraprake ishte edhe i dyshuari i familjes Suli, Izet Marra, i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës paraprake për mungesë të një avokati që ta përfaqësonte atë.

Në kēto kushte,seanca paraprake u shty për në datën 8 Shtator. Sipas familjarëve, shtirja e Fetah Marrës si i sëmurë dhe mosparaqitja e tij në këtë seancë është bërë pikërisht për të siguruar e dhënë kohë Izet Marrës, të dyshuarit tē familjes Suli si bashkëpunëtor në vrasje.

Gjyqi i vrasësit të 63-vjeçares në Kozare shtyhet në

Mësohet se nga ana e familjarëve do të kërkohej sot që kjo çështje të mos kalonte për gjykim por të rihetohej, me pretendimin se hetimet janë të cekëta dhe për rrjedhojë organi i akuzës ka arritur në përfundimin e gabuar në lidhje me shtetasin Izet Marra.

Gjyqi i vrasësit të 63-vjeçares në Kozare shtyhet në

Ngjarja

63-vjeçarja Fatime Suli u vra mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në tokën e saj në fshatin Kozare në Kuçovë. Ajo u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga.

Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë.Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Vrasësi i saj Fetah Marra e ka pranuar tashmë krimin dhe ka deklaruar se viktima i kishte 60 mijë lekë borxh nga mbarështrimi i tufës së bagëtive.

 Në dëshminë e tij, autori Marra ka thënë se kishte shkuar në arën e Fatimes për të kërkuar borxhin dhe se ishte i pirë kur e ka kapur për fyti dhe i ka vdekur ndër duar. 

Viktima Fatime Suli kishte probleme të shëndetit mendor dhe trajtimi i saj me ilaçe ka vazhduar çdo ditë, deri në ditën që gjeti vdekjen.