Tiranë, 16-vjeçarja largohet nga banesa, babai bën kallëzim në polici për zhdukjen e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 17:40
Babai i një 16-vjeçarje ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës për zhdukjen e vajzës së tij.
Mësohet se vajza është larguar nga banesa ditën e djeshme, ndërsa policia po punon për gjetjen e saj.
“Më datë 26.07.2022, shtetasi I. K., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
