Akuza e padi për naftën pa akcizë/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës: U inskenuan nga deputetë të PD
Debati për naftën pa akcizë për fermerët është shndërruar në luftë politike në Vaun e Dejës. Kryebashkiaku Mark Babani i cilësoi të inskenuara nga paraardhësi akuzat dhe padinë e fermerëve për abuzimeve me subvencionet.
Politike dhe të inskenuara nga paraardhësi në detyrë, sot deputet i PD, Zef Hila, i cili ka cilësuar kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani akuzat dhe padinë e fermerëve për abuzime me naftën pa akcizë për bujqësinë.
“ Kush i ka këtë detyruar, ai që do ka qenë në këtë karrige dhe do me ul prapë. Një person që nxjerrë djalin e vet, vëllanë e vet, nipin e vet dhe një grup të afërmish për mi bo kriminelë për me mbajtur karrigen e vet, po kush je ti, çfarë mostre je ti.”
Ai mohon që pushteti vendor të ketë pjesë në këtë proces dhe padinë e shef si vazhdimësi të sulmeve që i janë bërë prej ditës së parë të marrjes së detyrës.
“Është një pjesë për me baltos punën time në bujqësi.”
Vetë fermerët përfitues kanë vetëm një kritike që lidhet me kohën e dhënies së naftës, e cila ka ardhur pasi toka është punuar.
“Sivjet ishte aplikimi i parë që aplikova dhe e mora naftën, i fije me vonesë se doja të punoja tokën.”
Përtej protestave, padisë dhe sqarimeve të autoriteteve përkatëse, çështja e kompensimit të naftës duket se do të mbetet mollë sherri mes fermerëve të bashkisë Vau Dejës dhe institucioneve të bujqësisë.
