Plagosi me thikë 21 vjeçarin, arrestohet pas një dite 23-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 16:00
Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka plagosur me thikë një 21-vjeçar.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi O. M., 23 vjeç, mbrëmjen e djeshme (27 Korrik) pasi plagosi shtetasin E.M.
Ky i fundit mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
