Shijak, përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 37 vjeçari
Është arrestuar një 37 vjeçar i cili përshtati lokalin për lojëra fati.
“37 vjeçari me inicialet H. Sh, u kap në lokalin në pronësi të tij, duke organizuar lotari të palejuara, me kompjutera, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me shumat prej 522.500 lekësh të rinj dhe 3100 eurosh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme”, njofton policia.
6 kompjuterat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar “Makineta”.
Mbi 37 vjeçarin, banues në Shijak, rëndojnë veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin " dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
