Kryqëzimi "njolla e zezë"/ Aksident i trefishtë në Lezhë - Milot, plagoset një person
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 12:18
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rriles.
Tre automjete janë përfshirë në aksident ku është plagosur 1 person dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij aksidenti. Kujtomë se edhe një ditë më parë një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor.
Ky kryqëzim mbetet më problematiku pasi ka patur shume aksidente dhe me humbje jete.

