Zjarr në fshatin Velçan në Berat, digjet një pjesë e pyllit, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur në fshatin Velçan në Berat.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli, ndërkohë që ndërhyrja drejt zonës së zjarrit është e pamundur me mjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse por mungesa e rrugës ka bërë që forcat zjarrfikëse të punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët, për të kryer jo vetëm shuarjen e plotë të tyre, por edhe për të shmangur riaktivizimin e vatrave të reja të zjarrit që po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era.

Raportohet nga vendngjarja se, nga zjarri është djegur një sipërfaqe e madhe pylli, ndërkohë që shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Zjarr në fshatin Velçan në Berat, digjet një pjesë e

Zjarr në fshatin Velçan në Berat, digjet një pjesë e