A po rikthehet Ilir Meta për të qenë 2-shi në opozitë? Meta: S'jam në garë me Berishën, as kam qenë me Lulushin
Një forcë e re opozitare synon të krijojë një ditë pasi hoqi kostumin e presidentit Ilir Meta. Një forcë e re në të cilën ka thirrur të bashkohen ata që u bashkuan me të në protestën e 2 marsit por dhe jo vetëm.
Po a po rikthehet Ilir Meta për të qenë 2-shi në opozitë?
Ilir Meta: “Nuk jam në garë as me Berishën dhe s’kam qenë në garë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që pres për tu bashkuar për tia dhënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë nuk e ndryshon dot as Ilir Meta e as Sali Berisha, por referendumi. Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi. Kjo do të marrë fund. Pushteti më i madh që dua është triumfi i Partisë së Referendumit. Ua kam lënë të gjitha bashkitë, Tiranën, Shkodrën e Skrapari. Ua kam lënë të gjitha qeveritë. Unë dua referendumin dhe për këtë jam angazhuar dhe do të arrijmë shumë shpejt” tha Meta në një prononcim për median jashtë ambienteve të LSI-së pasi kishte shkuar të merrte teserën e partisë.
Po a do të bashkëpunoni me Sali Berishën?
Ilir Meta: Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat që kërkon të triumfojë sovraniteti i nëpërkëmbur i popullit të Shqipërisë pa asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohen për t’ia dhënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë nuk e ndryshon dot as Ilir Meta as Sali Berisha as askush tjetër. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendum, është primarja e primareve. i duartrokas dhe primaret që ka sjellë Sali Berisha por Referendumi tani është vetë Shqipëria sepse është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shteti, ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi dhe kjo do të marri fund atëherë kur çdo shqiptar të kuptojë se është zot I këtij vendi.
