Bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive, edhe sot parashikohet një ditë shume e nxehtë

Pylli në kodrat mbi Kepin e Rodonit po digjet.

Për të vënë nën kontroll zjarrrin që vijojnë prej 10 ditësh po punohet nga toka dhe ajri me helicopter të Ministrisë së Mbrojtjes, por flakët riaktivizohen herë pas herë të ndihmuara edhe nga era.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 29 vatra zjarressh nga jugu në veri, nga të cilat të paktën 7 janë ende aktive, krahas të rejave që shfaqen.

“Në aksionet për shuarjen e vatrave të zjarrit gjatë 24 orëve të fundit janë aktivizuar 315 forca operacionale, 36 mjete zjarfikëse dhe 1 helikopter.”

9 nga 12 qarqe të vendit janë në alarm për rrezikun e lartë të zjarreve për 36 orët në vijim për shkak të temperaturave të larta.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, sidomos gjatë ditës së sotme ku parashikohen teperatura shumë të larta në të gjitha qarqet e vendit. Mos ndizni zjarre në pyje.”

Pastrimi i kullotave dhe tokave bujqësore përmes djegies është ndër shkaqet kryesore të zjarreve, kryesisht pranë zonave të banuara.

Ndaj Ministria e Mbrojtjes u ka kujtuar fermerëve dhe piromanëve përgjegjesitë ligjore.

“Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme apo nga pakujdesia dënohen sipas ligjit."

Bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive, edhe sot parashikohet një ditë