Qepa “djeg” fermerët e Postribës: Çmimi i tregtimit nuk shpërblen mundin tonë

Postriba është një prej zonave të njohura në Shkodër për kultivimin e qepës. Por këtë vit, ky produkt duket se i dogji fermerët, të cilët ankohen për mungesën e tregut dhe cmime që sipas tyre nuk e shpërblejnë mundin e punës.

Kujtim Plangaj nga Postriba e Shkodrës prej 30 vitesh merret me kultivimin e kësaj qepës.

Ky është viti i parë që ai e ka reduktuar ndjeshëm sipërfaqen e mbjellë dhe si shkaqe rendit disa.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kjo është hera e fundit që e mbjellim qepën me këto çmime që kanë shkuar. Nuk te del leverdia, s'do ta mbjellim më fare. Qysh tek punimi i tokës, pesticidet, plehrat kimike, plehu organik, fuqia punëtore është rritur," thotë ai.

Prodhimi është i mbarë por çmimi i ulët për kilogram, thotë se nuk e shpërblen mundin që duhet për ta mbjellë atë.

"Koha e mbjlljes për 1 kg është afërsisht 200 lekë të vjetra për kg. Ta shes këtë qepë në tregun e Shkodrës me një cmim 35 lekë të reja është katastrofë," thotë ai.

Të punosh 7 muaj për të fituar 1 milion lekë të vjetra, në një punë që angazhohet e gjithë familja, thotë se nuk ia vlen më ta kultivosh.

"Fitimi im po ta nxjerr me këtë çmim që është sot, është rreth 1 milion lekë të vjetra fitim për 3 dynym," tha fermeri.

Këtë vit tregon se provoi kultivimin e një fare të re domateje, por as për këtë produkt nuk po gjen treg.

"E mbolla me shpresë se mos kap ndonjë çmim të mirë, dhe domatja është pjekur tani po nuk ka treg. Për 30 lekë kg, unë kam marrë shumë shtrenjë fidanin, dhe puna që është bërë më pas," tha ai.

Por pavarësisht vështirësive toka e  familjes Plangaj në Postribë nuk rri kurrë djerrë.

Qepa “djeg” fermerët e Postribës: Çmimi i tregtimit