Poliçan, dogji një sipërfaqe toke të mbjellë me sherebelë, vihet në pranga 58-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 11:09
Është vënë në pranga një 58-vjeçar i cili dogji një sipërfaqe toke të mbjellë me sherebelë.
“58 vjeçari me inicialet H. D., , banues në fshatin Tërpan, Poliçan, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me sherebelë, në pronësi te shtetasit F. D., në fshatin Paraspuar, Poliçan”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.