Mbreti dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite mesazh urimi për presidentin Begaj
Mbreti Selman i Arabisë Saudite i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e dhënies së betimit kushtetues si president i Republikës së Shqipërisë.
Mbreti i shprehu presidentit "urimet më të mira dhe të sinqerta për suksese, si dhe popullit të Republikës së Shqipërisë përparim e prosperitet të mëtejshëm".
Princi i kurorës, Mohammed Bin Salman, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, gjithashtu i dërgoi një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e dhënies së betimit kushtetues si president i Republikës së Shqipërisë.
Princi i Kurorës i shprehu presidentit "urimet e sinqerta dhe urimet më të mira për suksese, si dhe popullit të Republikës së Shqipërisë përparim e prosperitet të mëtejshëm", raporton agjencia e lajmeve Jeddah.
Presidenti Begaj mori zyrtarisht të dielën, datë 25.07.2022 detyrën e tij si president i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.
