LSI mbledh sot konventën, Meta: Koha për veprim. Një horizont i ri plot dritë e shpresë!
Nga sot Ilir Meta kthehet aktiv në politikën shqiptare. Sot në orën 19:00 do t’u drejtohet anëtarëve të LSI, në punime e Konventës së Partisë që vetë ka rithemeluar.
Konventa Kombëtare e LSI-së do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ndërkohë Meta e ka nisur ditën duke postuar në facebook një foto të tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi ku shkruan “Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”
Pesë vite në Presidencë pa qetësi dhe dashuri e kanë frymëzuar Ilir Metën për t’u rikthet sërish në bazë si një opozitar.
Në 5 vite, Ilir Meta kundërshtoi Edi Ramën me 70 dekrete ndërkohë i shpëtoi 2 herë shkarkimit të tij me ndihmën e Komisioni të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese.
Pas dorëzimit të çelësit së zyrës së tij në Presidencë, Ilir Meta do të rikthehet në partinë që rithemeloi për t’u drejtuar edhe njëhërë qytetarëve, por tashmë jo popullit të 2 marsit, por anëtarëve të LSI.
"I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re" shkruan në një postim tjetër por tani në Twitter.
