Presidenti i Kinës mesazh urimi Bajram Begajt për detyrën e re

Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka dërguar një mesazh urimi të dielën Bajram Begajt për marrjen e detyrës si president i Shqipërisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Jinping vuri në dukje se "Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësi të thellë tradicionale, duke shtuar se vitet e fundit, me ndërtimin e përbashkët të bashkëpunimit mes Kinës e Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, të dy vendet kanë rritur besimin e ndërsjellë politik, kanë forcuar komunikimin e politikave dhe promovuar bashkëpunimin praktik, duke bërë përparime të reja në marrëdhëniet dypalëshe".

Ai vuri në dukje se i kushton "një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri" dhe është "i gatshëm të bashkëpunojë me Presidentin Begaj për të thelluar shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe për të konsoliduar frytet e bashkëpunimit reciprok të dobishëm për të mirën e dy vendeve dhe popullit të tyre", raporton agjencia e lajmeve kineze Xinhua.

Presidenti Begaj mori zyrtarisht të dielën, datë 25.07.2022 detyrën e tij si president i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.