I vjedhin varësen në zonën e "Astirit" dhe ia shesin në argjendari

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen si i kanë vjedhur me dhunë varësen një gruaje.

“Më datë 08.07.2022, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë”, njofton policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të arrestarit janë  18 vjeçari me inicialet O. H., dhe 24 vjeçari me inicialet K. H., banues në Lezhë. Mbi to rëndon vepra penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Discover”.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë pronari i argjendarisë, që përvetësoi varësen e vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.