Rilind dhe Ilir Meta. Rimerr teseren e LSI, por vendos të braktisë partinë e bashkëshortes
Pasi la detyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta është rikthyer në selinë partisë që drejton bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi për të marrë teserën pasi i nevojitet për të hyrë dhe mbajtur fjalën në Konvetën e LSI-së.
Ilir Meta: “Një ditë e re agim i ri dhe rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha nostaligji për dokumentin e LSI-së. Jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahej peng për fat të keq nga PS dhe falë angazhimit të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni” tha Meta.
Pesë vite në Presidencë e kanë bindur Ilir Metën që të heqë dorë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për t’u rikthyer në skenën politike me një parti të re. Populli i 2 marsit e ka frymëzuar Ilir Metën për të krijuar një forcë të re, e cilas sipas ish-presidentit do t’i rikthejë sovranitetin qytetarëve.
Ilir Meta: "Partia e Referendumit na pret përpara. Partia e popullit të dy marsit. Referendum do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë kleptokratët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që ngulin thika pas shpine edhe shtetësisë së Kosovës dhe interesave të Kosovës."
Meta është i vetëdijshëm që një forcë politike nuk e largon Edi Ramën nga pushtetit, për këtë ai është i gatshëm të bashkëpunojë me PD të Sali Berishës dhe çdo opozitar tjetër.
Ilir Meta:"Nuk jam në garë as me Berishën dhe s’kam qenë në garë as me Lulushin. Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat që kërkon të triumfojë sovraniteti i nëpërkëmbur i popullit të Shqipërisë pa asnjë diskutim."
Por mbete ende e paqartë nësë bashkëshortët Meta-Kryemadhi do të drejtojnë dy forca politike apo aktiviteti i ri politik do të ndërtohet mbi strukturat e LSI-së duke sjellë si pasojë edhe shkrirjen e partisë së themeluar nga vetë Meta 18 vite më parë.
Meta zbuloi dhe detaje nga fjalimi që do të mbajë sot pasdite në konventën e LSI-së.
Ilir Meta: “Fjalën time do ta nis me llogaridhënie me këto 5 vite stë ushtrimit të detyrës time si President. Është në natyrën tim që të mos i shmang llogaridhënies. Nuk mund të harroj që nëse u bëra president u bëra për shkak të LSI-së dhe peshës së saj të jashtëzakonshme parlamentare e kam përdetyrë të jap llogari për këto 5 vite të ushtrimit të funksionit”



