Vlorë, qëlloi me armë zjarri në ajër për të kanosur një grua, shpallet në kërkim autori

Një 40-vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase është shpallur në kërkim

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (24 korrik), pranë tunelit, në zonën e quajtur "Uji i Ftohtë".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 “40 vjeçari Eurel Liçaj banues në Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë”, njofton policia.

Është sekuestruar dhe arma e zjarrit pistoletë.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e Eurel Liçaj.

Mes Eurel Liçaj dhe familjes së gruas në fjalë ka pasur një konflikt për zonën e plazhit privat të cilit ato klanë në zotërim tek zona pas tunelit.

Ky është një konflikt që përsëritet pasi Licaj së bashkume pronarin e biznesit ngjitur janë zënë me sende të forta dhe vitin e kaluar.

Konflikti vitin e kaluar u deklarua i mbyllur nga të dyja palët.

Burime për Ora News bëjnë me dije se konflikti këtë vit e ka fillin tek zënia e hapsirës me çadra dhe kush ka nga te dy ka më shumë klient.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.