Pallati dëmton rrugën dhe shtëpitë, banorët e Paskuqanit në protestë
Një pallat në ndërtim afër urës së Paskuqanit, ka dëmtuar rrugën, duke u kthyer në rrezik edhe për banesat aty. Në një kohë që firma e ndërtimit ka bllokuar rrugën me mjete rrethanore, banorët e zonës kanë dalë në protestë ku i kërkojnë shtetit të marrë masa sa më parë.
Hapja e themeleve për ndërtimin e një pallati në Paskuqan pa pasuar dëmtime të shumta të rrugës kryesore, por dhe shtëpive përqark.
Rruga e dëmtuar shihet dhe me sy të lire.
Madje mbrëmjen e djeshme firma ka bllokuar aksin duke përdorur divanë, kolltuqe dhe sende të tjera shtëpiake.
“Është bllokuar si rrugë edhe në hyrje edhe në dalje. E ka bllokuar ky që po bën ndërtimin.”
Banorët thonë se ndihen të rrezikuar ndërsa firma edhe pse u ka dëmtuar shtëpitë vijon e qetë punën.
“Ka qenë mbrëmë policia këtu, thasnë nuk dimë çtë bëjmë. Ne nuk kemi të drejtë të raportojmë askund Nuk na e mban me bërë asnjë lloj fjalë”.
Ata kërkojnë një zgjidhje nga bashkia pasi ndihen të rrezikuar.
“Pa pilota me 30 metër thellësi nuk kisha parë pallat ndonjëherë.”
“Do të bllokojmë ndërtimet.”
Objekti që do të ndërtohet aty do të jetë godinë banimi dhe shërbimesh 6 dhe 7 kat me 2 kat parkimi nën tokë. Shoqëria ndërtuese është “Bermon ndërtim shpk” me kontraktor “Faea ever shpk”