Vazhdon zjarri prej 10 ditësh në Kepin e Rodonit

Në Kepin e Rodonit zjarret vijojnë prej 10 ditësh.

Në zonën e Shetajt zjarret janë rigjallëruar përsëri sot.

Një ditë më parë atje u dërgua dhe helikopteri që ndikoi në qetësimin e gjendjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mirëpo erërat që frynë gjatë natës kanë rigjallëruar rrezikshëm zjarret dhe ditën e sotme janë nisur për në vatrat e zjarrit 4 zjarrfikëse nga Durrësi.

Në këtë aksion masiv për vënien nën kontroll janë forcat zjarrfikëse të stacionit të Durresit, emergjencat civile dhe forcat vullnetare lokale të njësive vendore.

Vazhdon zjarri prej 10 ditësh në Kepin e Rodonit