Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përmbyset makina, babai me dy djemtë përfundojnë në kanal
Nga Ora News Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 08:40
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre. Një automjet tip "Pezho" ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Bashkë me drejtuesin e mjetit ndodheshin dhe dy djemtë e tij.
Nga aksidenti ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.