Ikën Zef Mazi, Rama emëron Majlinda Dhukën si Kryenegociatore dhe Ministre Shteti

Majlinda Dhuka është emëruar Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkruan Rama në Twitter.

Dhuka do të zëvendësojë Zef Mazin. Zef Mazi ka shërbyer si Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtaresi ne BE nga 18 qershor 2020. 

Më datë 19 korrik 2022 nisi zyrtarisht çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ikën Zef Mazi, Rama emëron Majlinda Dhukën si Kryenegociatore dhe

 

Ndërkohë Rama ka shkarkuar Arben Ahmetaj nga posti i zv/kryeministrit duke emëruar në vend të tij Belinda Ballukun.  

Arben Ahmetaj është akuzuar nga opozita për përfshirjen e tij në çështjen e incineratorëve, madje për të ka edhe një denoncim në SPAK. 

Në ditën e parë të punës si President i Republikës, Bajram Begaj firmën e tij të parë do të hedhë në dekretët për emërimet e reja të kërkuara nga kryeministri Edi Rama.