Abuzime me tenderin e komisariatit, gjykata cakton masën “Arrest shtëpie” për 11 efektiv, 3 të tjerë “Detyrim paraqitje”

Është dhënë masa për 14 efektivët dhe ish-efektivët e arrestuar për abuzim me tenderin e Komisariatit të Malësisë së Madhe.

Gjykatën e Shkodrës ka caktuar masën "Arrest shtëpie” për 11 efektivë, përfshirë dhe komisar Sajmir Rrustemin.

Ndërsa për tre prej tyre është dhënë masa “Detyrim paraqitje”, për Briland Mnela, Altion Basha dhe Arsenida Hadri.

Shkak për arrestimin e 14 efektivë dhe ish-efektivëve janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së Komisariatit të Malësisë së Madhe.

Denoncimi për këtë ngjarje është bërë kohët e fundit, edhe pse rikonstruksioni i komisariatit në Malësi të Madhe ka ndodhur rreth 5 vite më parë.

Familjarët, koleg e dhe qytetarë u mbledhën me pankarta në duar përpara Gjykatës së Shkodrës ditën e sotme (24 korrik) për të mbështetur efektivët dhe ish-efektivët e policisë së Shkodrës.

Abuzime me tenderin e komisariatit, gjykata cakton masën “Arrest

Masat për 14 efektivët dhe ish efektivët janë si më poshtë.

Është caktuar masa “Arrest shtëpie” për:

1.Saimir Rrustemi

2.Luida Ujka

3.Mustaf Ishmaku

4.Xhavit Isufi

5.Rudina Keqi

6.Klement Tola

7. Paulin Prendi

8.Rezart Prela

9.Veronika Xhanaj

Është dhënë masa “Detyrim paraqitje” për:

1.Briland Mnela

2.Arsenida Hadri

3. Altion Basha