Vlorë/ 6 vjeçarja rrezikon të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”

Një 6 vjeçare në Vlorë ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë.

Për fat të mirë e mitura ka arritur të shpëtojë, dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.