Berisha nga Durrësi: Rama si monist në Bruksel, po të më ftonte do kisha shkuar, pa shtrëngime duarsh
Kryeministri Rama iku në Bruksel ka opozitën por kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi nga Durrësi se nuk do ti kishte thënë jo ftesës për pjesëmarrje.
Duke folur nga Durrësi, Berisha tha se do shkonte atje për të përfaqësuar shqiptarët por nuk do të kishte në asnjë rrethanë një shtrëngim duarsh me Ramën.
Berisha: Shkoi si monist në Bruksel dhe ndaj unë e kam shpallur si armik të lirisë së shqiptarëve. Natyrisht po të ftonte do të shkoja por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua më qëpalla, nuk mund të ndodhë kurrë ajo. Do shkoja për tu përfaqësuar ju. Shkoi si monist dhe u kthye si monist me dosjen në shpinë të incineratorëve dhe dosjen e portit të Durrësit.
Sipas Berishës, kriminaliteti shqiptar është bërë pengesë edhe për heqjen e vizave për Kosovën.
Berisha: Nuk ka vend pa kriminalitet por këtu nuk kemi kriminalitet holandez kurse atje ka banda shqiptare. Shkaku më themelor që Franca kundërshton vizat për Kosovën është kriminaliteti i Shqipërisë. Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij.
Berisha edhe njëherë akuzoi Ramën se u ka mohuar të drejtën e votës qytetarëve.
Berisha: Nëse nuk ke votën nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejojnë të votojnë por të caktojnë një përfaqësues të tyre. Ky përzuri votën.
