A e pyeti Rama për dhënien e Butrintit me koncesion? Kryebashkiaku i Sarandës vihet në siklet: S’kam qenë...

I ftuari i emisionit “Ora Verore” këtë të mërkurë ishte kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. I pyetur se nëse do të jepet Butrinti me konvencion a do të ndikonte në turizëm, Gurma u përgjigj me sportivitet duket thënë se Saranda nuk njihet vetëm për Butrintin por edhe për sitet e tjera të Trashëgimisë Kulturore.

Feride Kuqi: Nëse do jepet Butrinti me koncesion a do të ndikonte në turizëm

Adrian Gurma: Saranda jo vetëm për  Butrintin, është e njohur dhe për sitet e tjera të Trashëgimisë Kulturore, patjetër që ka një larmishmëri dhe një shumëllojshmëri destinacionesh. Ne jemi të privilegjuar që kemi Butrintin këtu dhe shpresojmë që çfarëdolloj modelimi që t’i bëhet, e rëndësishme është që do të ndikojë për mirë për Sarandën. Ne kemi dhe atraksione dhe pika të tjera turistike. Ne kemi dhe Delvinën afër, kemi dhe bashkinë e Finiqi, Konispolin dhe Himarën.

Kryebashkiaku u vendos në siklet kur u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka, nëse qeveria apo Minisria e Kulturës i ka kërkuar mendim për dhënien me koncesion të Butrintit.

Ronaldo Sharka: A ju ka kërkuar mendim qeveria, apo Ministria e Kulturës, para, gjatë apo pas vendimit për të ia dhënë Butrintit në menaxhim një bordi që ka si pjesë të tij kompani private.

Adrian Gurma: Si autoritet lokal patjetër që Bashkia e Sarandës ka qenë e përfaqësuar në të gjithë mediumet dhe tryezat kur është diskutuar për këtë çështje. Unë s’kam qenë, por kanë qenë specialistët.