“Më kanë prishur makinën” moderatori ‘llogari’ Gurmës për gropat e Sarandës, kryebashkiaku vihet në siklet
I ftuari i emisionit “Ora Verore” këtë të mërkurë ishte kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, i cili foli rreth turizmit.
Në djalin e tij ai tha se në qytetin e Sarandës janë bërë shumë investime në lidhje me infrastrukturës.
Adrian Gurma: Duke u nisur nga situata e viteve të kaluara nga fluksi i lartë i trafikut që ka qenë në qytet është bërë një investim shumë i qenësishëm në qytetin tonë, përveç shëtitores së qytetit që i ka dhënë një tjetër qasje, turistike qytetit, jo vetëm për aksesueshmërinë e saj por edhe për shkak të rritjes së vlerës së pronave për ata që ofrojnë biznes përgjatë shëtitores.
Kryebashkiaku është vendosur në siklet nga moderatori Ronaldo Sharka, pasi ky i fundit, i tha se në hyrje të Sarandës ka shumë gropa, gjë e cila e bën të vështirë qarkullimin. Por Gurma i është përgjigjur me sportivitet duke i thënë se do e kenë parasysh ankesën e moderatorit.
Ronaldo Sharka: Unë jam shumë dakord për këtë, por unë ka vetëm një pyetje domethënë, po për ato disqet e dëmtuara të makinës sime, ishin disa gropa, i pashë rastësisht kur u futa në Sarandë, nuk e di nëse është faji i Bashkisë, ose faji im që nuk di t’i shmangem.
Adrian Gurma: Kjo është një pikë e formularit që ne do ta shtojmë te formulari i përshtypjeve për turistët, kështu që do e shikojmë në vijim.
