Si nëpër filma, grabitësi nxjerr armën dhe i merr orën turistit, kthehet pas 5 minutash: Qenka false, s’më duhet
Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Piazza Trieste e Trento, në qendër të Napolit.
Teksa dy turistë nga Zvicra pinin kafe në një tavolinë, një i ri, i veshur tërësisht me të zeza, fillimisht ka bërë një xhiro në pjesën e jashtme të belvederit të lokalit dhe më pas me një pistoletë në dorë u është drejtuar dy të rinjve.
Ai kërkoi orën e shtrejtë që mbante në dorë njëri prej të rinjve, ndërkohë u largua sapo e mori.
Mirëpo nuk kaloi shumë, ku grabitësi u rikthye sërish te të rinjtë, por ndryshe nga radha e parë, ai erdhi për t’ia kthyer orën zviceranit.
Për grabitësin ajo orë është false dhe nuk ia vlen të mbahet.
“E gjithë skena ndodhi në qendër të qytetit”, thotë këshilltari rajonal Francesco Emilio Borrelli, i cili ka postuar videon në profilin e tij social.
