Plani urbanistik i Tiranës, do të përfshihen edhe komunat periferike

Komunat e rrethit të Tiranës kanë kërkuar që plani urbanistik i kryeqytetit të shtrihet përtej vijës së verdhë të Tiranës.Për këtë arsye këshilli i Qarkut të Tiranës ka miratuar Strategjinë e planit urbanistik për vitet 2013-2017, sipas së cilës nderhyrjet apo rehabilitimet do të shtrihen edhe në komunat, Kashar, paskuqan, dajt.Kryetari. Tahsim MEMA. theksoi strategjinë e këtij plani, i cili është konform ligjit dhe në mbështetje me marrëveshjen e Bashkisë së Tiranës.Mema bëri të njohur edhe ndryshimet në mandatet e Këshilltarëve të Komunës së Paskuqanit dhe Luzit të Vogël, si edhe titujt e nderit dhënë njerëzve që bënë të mundur pavarësinë e vendit.