Tym e flakë pranë zonës turistike në Durrës, Vasili: Zjarret në mëshirë të fatit

Tym e flakë pranë zonës turistike në Durrës, Vasili:

Vazhdon zjarri në afërsi të fshatit Shën Pjetër, ish-komuna Ishëm Durrës.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, teksa ka publikuar video nga tymi që ka pushtuar zonën thotë ze zjarri është pranë një zonë turistike bregdetare shumë të frekuentuar dhe ka prekur edhe pyllin aty pranë.

Qeveria, thotë ai, merret me fjalime dhe mashtrime ndërsa zjarret janë në mëshirë të fatit.