Rama: S'kam prova që Rusia është pas sulmit kibernetik, di që shpiku historinë e pisët të trafikut të organeve

Kryeministri Rama është pyetur në konferencën e parë ndërqeveritare sot mbi sulmin kibernetik të ndodhur në Shqipëri ditët e fundit si dhe mbi akuzat për trafikim të organeve ndaj ushtrisë clirimtare të Kosovës.

I pyetur nga një gazetar ai deklaroi se nuk ka fakte për një hipotezë të tillë dhe nuk mund të dalë në një përfundim nëse ishte Rusia pas sulmit kibernetik të portaleve shtetërore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Unë nuk ngre akuza pa fakte ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar nga Rusia dhe nuk do ta thoja sepse nuk e di a ishte Rusia pjesë e kësaj loje. Por di që një histori e pisët e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe nga zëdhënës rus.

Ajo çka them sërish është se duke parë akuzat, nuk ka asnjë fakt apo dyshim mbi trafikimin e organeve. Siç e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar mbi bazën e këtij raporti.

Ka qenë ky raport plot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë Gjykatë Speciale. Hetime janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri totalisht të pavarura nga çdolloj ndikimi dhe nuk solli asnjë gjë.

0% të trafikimit të organeve njerëzore. Ajo që kërkojmë ti themi botës është që kjo ishte një maskaradë përmes një balte të hedhur ndaj të gjithë vendit, ndaj një shteti të pavarur si Kosova. Nuk është akuzë, janë fakte.

Nuk ka asnjë provë të shumë hetimeve që nuk ka patur një trafikim të organeve të udhëhequr nga UÇK.

Askush të mos e pështjellojë sepse nuk ka të bëjë me asnjë proces që po ndodh por me Këshillin e Europës që duhet të kërkojë falje. Me institucione kaq demokratike nuk mundet ta bëjnë një gjë të tillë në një vend që gjëra të tmerrshme i kanë ndodhur," tha Rama.