Elbasan, I gjendet kanabis i ndarë në doza, vihet në pranga 29-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 13:44
Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasoi posedonte lëndë narkotike.
I arrestuari ëshjtë 29 vjeçari me inicialet S. H., , banues në Elbasan.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.