Bananet e zhdukura nga Porti i Durrësit, avokati: Arrestimet skandal, "lepuri fle dikur tjetër"

Sot u zhvillua gjyqi për 20 të arrestuarit për zhdukjen e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit. 9 persona u lanë në  burg ndërsa 11 të tjerë u lanë në gjendje të lirë.

Pas seancës gjyqësorë kanë folur dhe avokatët të cilët I konsiderojnë arrestimet si pabaza.

“Organi i prokurorisë kërkon një masë shtrënguese atë të detyrimit për paraqitje për shpërdorim detyre. Me çfarë kemi parë dhe dëgjua sot nga ora 09:00 deri në orën 2 në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës nga përfaqësuesi I organit të akuzës, ky është një skandal për të cilin arrestohen dhe mbahen padrejtësisht në burg për 3 ditë 20 persona, kryefamiliar njërëz të varfër që nuk kanë bukë për të ngrënë. Pjesa më e madhë e tyre në sallën e gjyqit ishin me pantollona të shkurtra me pandofla dhe kështu I kanë marrë me forcë dhe I kanë future brenda për 49 arka me banane. Asnjëri prej tyre nuk ka marrë banane. Lepuri fle dikur tjetër. Sot ishte një gjyq maratonë, një gjyq për të ardhur keq që kjo gjë nuk përfaqëson reformën e re të drejtësisë, përfaqëson reformën e vjetër të drejtësisë.”