Tiranë, zbulohen disa predha ushtarake në Lotin 5 të Unazës Verilindore

Disa predha luftarake u gjetën sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore në Tiranë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mjetet luftarake u zbuluan nga gërmimet që po bëhen në këtë aks nga punëtorët.

"Menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës," njoftoi ARRSH.