Çelja e negociatave, Tabaku uron shqiptarët: PD ka bashkëpunuar në procesin e anëtarësimit
Deputetja e PD Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat uroi shqiptarët për çeljen e negociatave. Tabaku gjatë fjalës së saj tha ashtu siç ka ndodhur në gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, opozita duhet të luajë rolin e saj në këtë proces.
"Është një proces që i përket Shqipërisë e shqiptarëve dhe jo politikanëve të cilët shkojnë e vijnë, e në fakt këto që janë sot shpresoj që të shkojnë sa më shpejtë. Ky proces është në favor të qytetrëve shqiptarë", u shpreh Tabaku.
Jorida Tabaku: Më lejoni të përgzoj shqiptarët për këtë hap të ri në procesin e integrimit. Histori e ka sjellë që arritjet më të mëdhaja nën procesin e integrimit kanë qenë nën PD. Në 2006 u nënshkrua marrëveshja e Stabilizim Associmit, në 2009 u aplikua për marrjen e statusit të vendit kandidat, mejnjëherë më pas u realizua liberalizimi I vizave. Të gjitha këto arritje të prekshme për shqiptarët. Dua të falenderoj të gjithë ato që kanë vënë një gur në këtë proces qofshin demokratë, qofshin socialist. Administrata publike ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sot shqiptarët përfitojnë jo vetëm një emërtim të ri, do të fillojnë një process I cili është veçse fillimi. Unë nuk gjykoj që kriteret janë plotësuar plotësisht por për arsye politike gjykoj që Shqipëria e meritonte fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, shqiptarët e meritonin.
"Në emër të opozitës për ne ka shumë rëndësi sepse do të rritet monitorimi, nuk do të kemi më justifikim as për zgjedhjet e vjedhura, as për demokracinë, as për funksionimin e drejtësisë. Nuk do të kemi më asnjë justifikim as për të rinjtë që largohen sepse na takon ne që ta ndërtojmë Europën këtu e ta bëjmë Europën këtu. Vlerësoj atë që ka ndodhur sot si hap I një procesi të gjatë. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është dhe përfshirja e opozitës në këtë proces. Ashtu siç ka ndodhur në gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, opozita duhet të luajë rolin e saj në këtë proces. Është një proces që i përket Shqipërisë e shqiptarëve dhe jo politikanëve të cilët shkojnë e vijnë, e në fakt këto që janë sot shpresoj që të shkojnë sa më shpejtë. Ky proces është në favor të qytetrëve shqiptarë", tha ajo.
