Të rrezikuar nga mjetet lundruese, pushuesit: Bëjnë manovra të rrezikshme, nuk jemi të sigurt



Këto bova detare caktojnë kufirin ndarës mes pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve të lundrimit.

Kalimi i tyre nga të dyja palët përbën rrezik.

Brenda dy ditëve në plazhin e Jalës dhe Jonufrës u plagosën 3 pushues pasi u goditën nga mjete lundruese që qarkullonin jashtë zonës së lejuar.

Në Vlorë, 7-vjeçari i lënduar pasditen e të hënës është jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesi i motoskafit, Andis Korreshi përfundoi në pranga.

Pushuesit janë dëshmitarë të manovrave të rrezikshme që bëhen në det me mjetet lundruese.

Thonë se shpesh ato lëvizin aty ku notojnë turistët.

“Aty ku lahen njerëzit janë horrat që luajnë me skafet dhe motorët e ujit. Të vjen frikë.”

Kërkojnë më tepër siguri. Sugjerojnë që kufiri për motoskafet të zhvendoset më larg.

“S’ka siguri, pse duhet të jenë atje, por të jenë pak më tutje.”

Të tjerë nuk presin që sigurinë ta garantojnë institucionet por përpiqen të jenë vetë të kujdesshëm.

“Njerëzit të jenë edhe vetë pak të kujdesshëm.”

Ndër vite aksidentet e shkaktuara nga mjetet e ujit si pasojë e shkeljes së kufizimeve kanë qenë të shumta kur nuk kanë munguar as viktimat.