Burgosja e ish-krerëve të UÇK, Rama: Turp i Këshillit të Evropës, të gjejë kurajon dhe të kërkojë falje

Në konferencën për media ditën e sotme në Bruksel, kryeministri Rama u pyet mbi akuzat e ngritura nda UÇK në Kosovë mbi trafik të organeve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për këtë Rama u shpreh se jo vetëm që është një akuzë që përbalt emrin e një shteti të pavarur, por mbi të gjitha për nga natyra është një turp i Këshillit të Europës për të cilin duhet të kërkohet falje.

"UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës duhet të gjejë kurajon, të dalë përballë e të thonë “na falni”, sepse nuk mundet që ata ta bëjnë një gjë të tillë, në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe që ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kinez, që të mund të ndodhin sërish.

Asgjë personale përkundër zotërinjve, por kjo është diçka që duhet bërë e ditur, derisa të ketë një provë sado të vogël. 

Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe dhe falë UÇK, përkundër një makinerie të spastrimit teknik të Millosheviçit, dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të plehrave gazetareske.

Nuk ka të bëjë thjesht me median, por me raportin e atyre që kanë mbështetur Këshillin e Evropës.

Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e çdo vendimmarrje të nivelit të lartë, por ne nuk do të dorëzohemi, për faktin që jemi të vegjël. Kjo i përket të kaluarës,”  u shpreh Rama.