Hapja e negociatave, Berisha: Arritje e madhe për shqiptarët! PD do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE duke e quajtur këtë një një arritje e madhe për shqiptarët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!
Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në arritjet e përmendura më sipër," shkruan ai.