Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, kapet në Qafë Prush 31-vjeçari me banim në Londër
Policia kufitare në Qafë Prush ka vënë në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, ndaluan shtetasin në kërkim kombëtar.
Shtetasi M. C, banues në Londër u ndalua në hyrje të PKK Qafë Prush.
Ky shtetas rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga DVP Tiranë.

