Ambasada gjermane uron Shqipërinë për negociatat: Ka shumë për të bërë, le t‘i futemi punës së bashku!

Ambasada gjermane në vendin tonë ka uruar Shqipërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Në një postim në facebook, Ambasada gjermane thotë se ky është një moment historik dhe një detyrë madhore për qeverinë, administratën dhe të gjithë shqiptarët/et.

Ambasada nënvizon se Gjermania mbetet në krah të Shqipërisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera anëtare do ta mbështesë e shoqërojë atë në rrugën e saj të mëtejshme.

"Reformat duhet të vazhdojnë me vendosmëri. Mbështetja jonë e larmishme për Shqipërinë deri më tani ka kontribuuar gjithnjë edhe në vendosjen e standardeve të BE-së. Ka shumë për të bërë, le t‘i futemi punës së bashku!"