“Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për në BE”, Spaho: Çelja e negociatave pozitive për opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj u shpreh se takimi i parë për hapjen e negociatave me BE është një rrugë drejt anëtarësimit por që sipas tij duhet bërë shumë punë për t’ia arritur asaj dite.

Spaho tha se çelja e negociatave është në interes  të opozitëspasi do ët ketë më tepër mbikëqyrje.

Edmond Spaho: Është një ditë e rëndësishme, takimi i parë për hapjen e negociatave me BE. Është dhe një rrugë e gjatë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë. Po bëhet një periudhë e gjatë vitesh që vendi ka stopuar, ka bërë mbrapa, janë vendosur kushte shtesë krahasuar me ato të vitit 2012. Kjo është një pikë e mirë nga e cila mund të fillohet të punohet për tu bërë anëtarë të BE. Askush nuk do ta fale këtë, është çështje pune dhe angazhimi të gjithë Shqiptarëve përfshirë elitën drejtuese. Unë nuk mendoj që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet ashtu sikurse duhej të ishte por rrethana të caktuara nisur nga dhe lufta në Ukrainë dhe rreziqet që i shfaqen Ballkanit Perëndimor nga fuqi të tjera jodemokratike negociatat u bë mirë që u hapën. Është dhe në interes të opozitës që negociatat të hapen pasi do të ketë më tepër mbikëqyrje nga BE e mundësi më të shumta që vendi të hyjë në binarët e një demokracie të vërtetë.