E rëndë! Ekzekutohet me 6 plumba 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Belgjikë, ku një 28-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me 6 plumba.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptari i identifikuar si Ilir S, ka humbur jetën në vend pasi drejt tij u qëllua me breshëri plumbash.

Shqiptari u ekzekutua përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.

Për këtë ngjarje është arrestuar një person, i cili do të dalë nesër para Gjykatës.

Deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit, dhe as njohjeve të mëparshme që ai mund të ketë pasur me autorin e dyshuar.