“Pse nuk është opozita në Bruksel sot?” Rama: Sepse nuk e dimë se kush është kush

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u pyet mos praninë e opozitës në Bruksel ditën e sotme lidhur me hapjen e negociatave.

Rama u përgjigj se do të ishte mirë dhe mund të ftoheshin përfaqësues, por problemi është se nuk dihet se kush është kush në opozitë.

Rama: Në një format të përcaktuar nga Komisioni Evropian për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë mund të kishim kërkuar një ndryshim për ë ftuar një përfaqësues ose më shumë nga opozita, por kemi një problem që nuk është i Brukselit, që nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës.