“Rezultat e SPAK e drejtësisë” Rama: Gjërat që kërkon BE nuk harrohen. Varhelyi: Duam prova
Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u pyet për ata që kanë ikur nga sistemi i drejtësisë apo për rezultate të SPAK-ut.
Rama u përgjigj kërkesa për të hapur proces dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë që janë përjashtuar nga Vettingu është një kërkesë e kahershme e BE-së
Rama: Unë i bëra falënderimet qysh në mëngjes dhe kishte mbetur vetëm ai për ju, gazetarët. Sot flet fakti se negociatat janë çelur zyrtarisht dhe puna fillon pasdite. Kërkesa për të hapur proces dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë që janë përjashtuar nga Vettingu është një kërkesë e kahershme e BE-së dhe është krejt e natyrshme dhe është në sinkron të plotë me popullin shqiptar që ka mbështetur reformën në drejtësi.
Ko reformë kërkon ndëshkim për ata që e kishin kthyer drejtësinë në një Pazar. Unë tashme e kam mësuar se si funksionin BE-ja dhe se çdo gjë e shkruar është pjesë e memories dhe çdo gjë që thuhet sot do të përsëritet derisa të bëhet. Negociata për anëtarësim janë në vetvete një instrument transformimi i përditshëm. Negociatat janë një transferim dijeje që nuk gjendet në asnjë realitet të botë politike.
Nga ana e komisionerit të BE-së, Oliver Varhely u vu theksi tek fakti që Brukseli kërkon prova.
Oliver Varhelyi: Kapitulli i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet është shteti ligjor. Dukshëm do të diskutohet gjëndja e gjyqësorit. Dua tju konfirmoj se nuk kemi për tu zbrapsur në kërkesat tona. Duhet të ketë prova për rastet që duhen zgjidhur dhe duhen zgjidhur.

