Varhelyi me Ramën në konferencë: Ne ju duam në BE. Na duhet konsensus kombëtar

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.

Gjatë fjalës së tij Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi tha se mesazhi është i qartë për qytetarët e Shqipërisë pasi "ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane".

Olivér Várhelyi: Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është sjumë I thjeshtë, ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet. Takimi I sotëm dërgon një sinjal politik të fuqishëm drejt angazhimit, drejt zotimit dhe të procesit të anëtarësimit dhe specifikisht për Shqipërinë për herë të parë. Nga sot e tutje do të injektojmë n negociatat për Shqipërinë më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe shtytje politike të qartë. Shqipëria mund ti besojë komisionit dhe roli ynë është që ne të bëjmë të sigurtë që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur për tu bërë pjesë e familjes europiane, qoftë në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut, politikat socio-ekonomike etj.

"Do të bëjmë ç’të jetë e mundur për të përshpejtuar ritmin e këtyre negociatave. Jam besimplotë që Shqipëria është e vendosur ti bashkohet BE dhe q të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot dhe edhe pas vendimit të vitit 2020 na duhet konsensus mbarëkombëtar për ta bërë këtë gjë të ndodh. Na duhen të gjithë për ti bërë këto negociata përfundimtare. Këto negociata do të ndikojnë përditshmërinë e qytetarit shqiptar. Gjithsecili duhet të punojë për këtë. Rruga e Shqipërisë për në BE sapo ka nisur dhe jemi gati të punojmë për ta bërë të mundur që sa më  shpejtë të ndodhë", tha ai.