“Duhet ta imagjinojmë Sifizin e lumtur” Rama në Bruksel: Unë sot jam i lumtur!

Nga Brukseli ku po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërisë Rama tha se sot festohet një kapitull i ri me BE-në.

Rama duke cituar Kamynë u shpreh se duhet parë Sifizi i lumtur dhe se ai nuk mendonte se do të gjente lumturi në këtë ndërtesë.

Rama: Ne festojmë sot një kapitull të ri me BE-në, nuk kemi qenë kurrë me të vetëdijshëm për sfidat dhe projektet tona. Shumë Evropianë që duket se kishin harruar se BE-ja lindi për t’i dhënë fund luftës një herë e përgjithmonë, duhet të kuptojnë tani se për Ballkanin perëndimor ka nevojë për BE-në as sa BE-ja ka nevojë për Ballkanin.

Fantazmat e së kaluarës dhe robërisë për ne janë shumë të reja. Kjo është një luftë e vazhdueshme. Më lini të përmbyll me Kamynë dhe Mitin e Sizifit që thotë se “vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriun”. Prandaj thotë Kamyja se duhet ta shohim Sizifin e lumtur. Unë jam i lumtur dhe nuk mendoja se do të gjeja lumturi në këtë ndërtesë.