"Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret", Varhelei: Komisioni është gati të nisë menjeherë ekzaminimin

Nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel Oliver Varhelei deklaroi se BE do të punojë shumë që Komisioni është gati të nisë ushtrimin për ekzaminimin për anëtarësimin e Shqipërisë, pasi ajo që tani i ka përmbushur kushtet sipas tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Komisioni është gati menjeherë që të nisë ushtrimin për ekzaminimin, madje që sot mbasdite," tha ai.

"Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin për tu bërë vend kandidat në BE. BE ka reakomanduar të hapen negociatat që në 2018.

Kjo konferencë është një gur kilometrik, është një pranim dhe njohje i gjithë progresit të bërë për vendin tuaj. Shqipëria përmbushte të gjitha kushtet.

Zotimi juaj ndaj luftë kundër krimit të organizuar është për tu përgëzuar. Besoj se Shqipëria do të intensifikojë përpjekjet e saj për të punuar në lidhje me kushtet.

Kuadri negociues ofron në gamë të gjerë mjetesh për antrasimin. Metodoligjia e zgjerimit vë theksin tek reformat kryesore. Kjo është në të mirë të vendit tuaj.

Jemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë për të gjitha detyrimet që ka. Negociatat do të kërkojnë një vullnet të fortë politik," tha ai.